May 5, 2024
Shqipëri

Ekzekutimi i Gentjan Bejtja, gjenden 50 gëzhoja në vendngjarje, si u vra 43-vjeçari

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati në Larushk ku dyshohet se kanë qenë 4 persona.

Makinën e kanë afruar deri në afërsi të portës kryesore dhe dyshohet se 3 persona të maskuar dhe me veshje të zeza kanë zbritur nga makinë, ndërsa personi tjetër i ka pritur në makinë. Porta kryesore ka qenë e hapur dhe një gjë e tillë iu ka mundësuar autorëve të futen direkt në oborr

Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur rreth 50 gëzhoja.

Objektivi ka qenë pak metra larg nga oborri ka qenë në pjesën e pasme të shtëpisë kur është qëlluar me breshëri

Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të 43-vjeçarit kanë lëvizur në drejtim të fshatit Hasan vetëm pak metra vendit të ngjarjes dhe kanë djegur makinën.

Dyshohet se janë pritur nga një tjetër mjet i cili i ka larguar nga zona.