MPB: Nga e hëna letërnjoftimet në stacionet policore
Ministria e Punëve të Brendshme informon se nga e hëna në qytetin e Shkupit fillon me një mënyrë të re të dhënies së letërnjoftimeve. Bëhet fjalë për letërnjoftimet që janë të gatshëm të cilët do të mund të merren në stacionet policore.
“Nga e hëna letërnjoftimet do të mund të merren në stacionin policorë ku qytetarët jetojnë. Nëse jetoni në Lagjen Draçevë mundeni në stacionin policorë Draçevë ta merrni letërnjoftimin. Ky ndryshim është bërë pas analizave të bëra në njësinë e punëve administrative.”, tha zëdhënës i MPB-së, Toni Angellovski për TVM2.
Në stacionet policore jepen vetëm letrënjoftimet, ndërsa pasaportat dhe lejet për vozitje do të merren në pikat ku janë fotografuar qytetarët thekson Angellovski. Sipas tij deri tani janë dhënë rreth një milion e 400 mijë dokumente udhëtimi, rreth një million e 200 mijë letërnjoftime dhe mbi 600 mijë leje për vozitje me emrin Republika e Maqedonisë së Veriut.
Edhe në qytetet tjera të vendit nga MPB thonë se angazhohen për përshpejtimin e procesit për dhënien e dokumenteve personale por ngarkesa më e madhe është në kryeqendër thonë nga MPB.