May 12, 2024
Maqedoni

Rruga Shkup-Bllacë, rrokulliset kamioni me 25 ton mall

Gjatë orëve të para të mëngjesit në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është rrokullisur një kamion i tonazhit të madh.

Siç bën të ditur policia një kamion i mbushur me rreth 25 tonë plastikë PVC është rrotulluar në rrugë, duke bllokuar dy korsitë dhe si rrjedhojë është ndërprerë qarkullimi në të dyja drejtimet.

“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin kamioni MAN ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dyja korsitë. Nuk ka të lënduar. Nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC po shkarkohet malli, ndërsa i pranishëm është edhe shërbimi doganor.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.