Nga ndërtimi pa leje tek kanosja, procedohen në gjendje të lirë 5 persona në Fier
Pesë persona janë proceduar në gjendje të lirë ditën e sotme në qytetin e Fierit. Mësohet se këta shtetas kanë kryer vepra të ndryshme penale si: ndërtimi pa leje, kanosje si dhe kërcënim me mjet të fortë për motive të dobëta. Për veprime të mëtejshme materialet i kaluan Prokurorisë së Fierit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. B., 46 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa leje;
-F. L., 37 vjeç dhe G. L., 32 vjeç, të dy banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur një shtetas 38 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi gjendje të lirë për shtetasit E. K., 51 vjeç dhe L. K., 51 vjeç, të dy banues në fshatin Fiershegan, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, kanë kanosur me një send të fortë, një shtetas 63 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.