Desareti: Qëllimi i Ramës është shpopullimi i Shqipërisë, ndarja e Kosovës dhe forcimi i Serbisë

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike(dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Unë kam lindur në Sydney (Australi) dhe kemi një fermë bujqësore-blegtorale larg qytetit. Mbaj mend një herë kur isha 5 vjeç, vizitova fermën me gjyshin tim. Mahnitesha nga bukuria e jashtëzakonshme e natyrës, me të gjitha llojet e kullotave dhe luleve. Sidoqoftë, pyesja veten pse mizat kishin më shumë prirje të mblidheshin në bajgë të qelbura të lopës në vend të luleve që zbukuronin. I kërkova gjyshit tim një shpjegim për këtë çudi të natyrës. Më tha: “Dëgjo vogëlush, kur të rritesh atëherë do të kuptosh se fakti që 1 milion miza e duan bajgën nuk do të thotë se plehu është i mirë”.

***

Qeveria më antikombëtare, më e keqe e Shqipërisë në kujtesën e njeriut, për një paaftësi ekstreme, vjedhje, fëlliqësi, servilizëm dhe tradhti.

Një qeveri e sunduar nga delet për delet.

***

Demokracitë janë të mira, por “çaji i zi i Putinit” është shumë i fortë, është më pak shërues, në fakt, është më efektiv se kanabisi i Edvinit, kur është fjala për frikën nga ndryshimi.

Diktator: Sundimtari i një vendi me pushtet absolut. Shpërdoron jashtëzakonisht pushtetin personal, sidomos kompetenca për të bërë ligje sipas tekave të tij nga një Kuvend kukull. Veçori thelbësore: zhvillimin e zgjedhjeve fiktive (krim zgjedhor), në të cilat ata që zgjidhen janë paracaktuar, shitblerja e votave, tjetërsimi, vjedhja, falsifikimi i tyre; shtypjen dhe eliminimin e kundërshtarëve politikë. Kjo krijesë shumë e rrezikshme për ekzistencën e kombit, nuk është i përshtatshëm për të qeverisur një vend. Veprimi është mjeti më i mirë për ta kuptuar mesazhin një sharlatan i dëmtuar nga dëgjimi, me aftësi të gabuara mendore.Agjenda e tij (e dirigjuar nga forcat e errëta, kundër shtetit-komb) është të shpopulloj vendin nga shqiptarët. Shpërbërja e Shqipërisë, dhe mbushja e atdheut tonë të përbashkët me emigrantë të paligjshëm, veçanërisht nga Azia dhe Afrika.

Tradhtia – do të thotë mashtrim ose pabesi, veçanërisht veprimet që drejtohen kundër sigurisë ose pavarësisë së shtetit.

Shumë shqiptarë e shohin dhe e kuptojnë, vetëm në fund të jetës se gjithçka ishte një gënjeshtër dhe një mashtrim. Asnjë sistem nuk e ka bërë atë të lumtur. Dhe kështu do të mbetet për sa kohë që xhelozia e sëmurë, zilia, urrejtja, lakmia, servilizmi ndaj të huajve, tradhtia ndaj vendit, shitja e fytyrës dhe burrërisë jetojnë në natyrën tonë vetëvrasëse, shkatërruese.

Reformat serioze nuk u përshtaten shumë njerëzve në Shqipëri. Në Shqipëri, është e vështirë të arrihet suksesi në reformën e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe reformën në drejtësi, sepse ka shumë interesa politike të cilat, në fakt, nuk i përshtaten ndërmarrjes së masave serioze të reformës, ndryshimit.

Mos e ndot vendin tënd nëse e do! Ne shqiptarëve na pëlqen të themi se jemi patriotë të mëdhenj dhe se e duam shumë vendin tonë. Shumë prej nesh do të thoshin se do të jepnin edhe jetën e tyre për vendin e tyre. Sidoqoftë, nëse shikoni mbeturinat në rrugët dhe parqet e qyteteve tona, lumenjtë dhe malet tona të përmbytura me plehra, monumentet tona kulturore lara-lara dhe të thyera, shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë, a mund të thuhet se ne kujdesemi për vendin tonë, për ta mbrojtur dhe dashur atë?

Prit një minutë. Harrova të shtoj diçka. A mund të themi se e duam Shqipërinë ku sidomos në këto 2-3 vitet e fundit Kuvendi është mbushur me lloj-lloj mbeturinash kundërmuese dhe ne nuk jemi në gjendje që njërin pas tjetrit t`i hedhim në koshin e bajgave? Më falni, doja të them në kopshtin e luleve.

Është e trishtueshme, ne jemi armiq më të mëdhenj të vetvetes sesa ata të cilëve u drejtojmë gishtin.

***

E keqja që mbolli xhaxhai ende mbin, dhe Shqipëria vazhdon të mbetet një vend thellësisht i poshtëruar me „politikanë“ që luftojnë për pre.Prej tradhtive më të urryera janë ato ndaj popullit dhe shtetit të vet, për të mos përmendur atdheun. Nuk dihet numri i motrave-vëllezërve tanë që humbën kokën nën regjimin e egër të xhaxhit, u lëkundën në një litar, u skuqën me energji elektrike, pinë plumba, thithën helme vdekjeprurëse ose u ushqyen në mënyrë intravenoze, për hir të „tradhtisë“. Por çfarë është me të vërtetë tradhtia dhe cilët janë me të vërtetë tradhtarë?

A është vetë-shpjeguese?A është tipari i tradhtisë i ngulitur në strukturën gjenetike të disa shqiptarëve, a ndodh tradhtia në momentin e dobësisë së tyre, a bëhet kjo e llogaritur për përfitimin e treguar në horizontin e tradhtarit, apo ndoshta shoqëria me veprimin e saj e bën një njeri të nderuar tradhtar?

***

Sidoqoftë, kriminelët do të përfundojnë pas hekurave në një moment. Zgjimi dhe kundërvënia nuk është një luftë e pakuptimtë. Asgjë nuk do të ndodhë vetvetiu. Tradhtia është një ndjekëse e vjetër e politikës shqiptare, ku në pjesën më të madhe ka të bëjë me krijimin e synuar të një kornize politike brenda së cilës për shumë legenë ia vlen barra qirasë që të jetojnë nga tradhtia.

Tradhtarët janë mësuar të jetojnë vetëm nga intriga, nga zvarritja, nga mashtrimi, ata as nuk mësojnë atë që është e ndershme, as atë që është e dobishme për popullin dhe atdheun.Tradhtarët janë mbeturinat shtëpiake të popullit, lloji i njerëzve që shesin veten e tyre për këdo që i dëshiron ata, dhe ia japin Shqipërinë(brenda dhe jashtë kufirit të imponuar) çdo blerësi; lloji i njerëzve, të cilët, nëse jo më shumë, armiqtë tanë i blejnë për një tas me groshë; njerëz që nga natyra e tyre skllavërie janë kundër gjithçkaje të mirë, të lavdishme, madhështore, kombëtare; që përpara këmbëve të pushtuesve u betuan ta zhdukin kombin shqiptar nga faqja e dheut. Dhe, ata legenë po punojnë për këtë.

***

Sapo të njohim që po krijojmë vuajtjet tona, mund të heqim qafe dhimbjen, frikën dhe neurozën një herë e përgjithmonë!

Pushteti absolut korrupton, dhe asnjë komb serioz nuk lejon asnjë kryeministër (apo president) të qëndrojë në pushtet për dekada. Është e drejta jonë të zgjedhim një kryeministër dhe është e drejta jonë të largojmë një kryeministër i cili monopolizon pushtetin deri në vdekjen e tij.

Gjithkush ka një dinjitet të lindur njerëzor me të cilin nuk duhet të bëhet shaka. Askush nuk mund t’ju bëjë të ndiheni inferiorë dhe budallenj pa pëlqimin tuaj.

Një përshëndetje për ata shqipfolës që kanë shitur votën:

Gëzohu, shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti ndryshk!