Loreana nga Tetova po mahnit Zvicrën me zërin e saj, drejt suksesit të Rita Ora e Dua Lipa
17-vjeçarja Lorena Beadini, vendbanim në Zvicër e cila me zërin e saj ka befasuar shumë juri garash në botën e këngës. Ky vokal i çiltër dhe mahnitës ka lënë gjurmë tani në historikun e jurisë së “The Voice of Switzerland” për vitin 2020, si një finaliste në këtë eveniment të njohur ndërkombëtar. Suksesi i saj i fundit është Çmimi Grand Prix në konkursin ndërkombëtar të kulturës së arteve “Gold Talent London” në Londër. Përmes vullnetit, përkushtimit, angazhimit dhe dashurisë për këngën, ajo me shumë gjasë mund të jetë një pasardhëse e vërtetë e skenës ndërkombëtare të muzikës si Dua Lipa, Rita Ora dhe Bebe Rexha. Mjafton ta përcillni në Instagram: lorenaaa_b, ta kërkoni në Google ose Youtube dhe të dëgjoni shumë “Cover” të interpretuar në mënyrë perfekte nga 17-vjeçarja Lorena Beadini. Na u shtofshin talentët e u bëfshin ambasadorët më të mirë të shqiptarëve kudo që jane.