Tetovari edhe se kishte në plan ta kthejë borxhin, edhe u kërcënua me armë
Mbrëm rreth orës 19:20 në Stacionin policor Tetovë, është ndaluar personi S.Z. (44) nga fshati Shеmshovë e Tetovës, për arsye se rreth orës 15.45 në një restorant në Tetovë e kishte kërcënuar me armë personin A.L. (56) nga Reçica e Vogël e Tetovë. Sipas raportit, ata ishin takuar në një objekt hotelierik ku i denoncuari S.Z. i kishte deklaruar se nuk do ta shlyente borxhin që ka, pas së cilës e kishte kërcënuar personin A.L. me armë.
Po merren masa për zbardhjen e çështjes.