Ndërroi jetë valltarja e njohur shqiptare, Liljana Cingu
Valltarja e njohur shqiptare, Liljana Cingu, bëhet e ditur se ka ndërruar jetë.
Artistja nga Tirana ka vdekur në moshën 70 vjeçare.
Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një njoftimi në Facebook.
“Lamtumirë. Ikja e Lili Cingut lë zbrazur fronin e mbretëreshës së valles shqiptare”, ka shkruar ai.
“U prehtë në paqe”, vijon postimi i Ramës.
Gjatë kohës së saj artistike, Lili ishte nderuar me disa tituj për karrierën si: “Nderi i Kombit” dhe “Mjeshtër i madh”.
Lili Cingu
Ajo shquhej për elegancën që ka përcjell vazhdimisht në skenë dhe për stilin e saj unik.
‘Mbretëresha e Valles Shqiptare’ do të vazhdojë të jetojë në zemrat dhe mendjet e secilit përmes artit të saj.