Izraeli heq vizat për qytetarët e Kosovës, Avdulla Hoti i mer meritat
Qeveria e Izraelit ka marrë vendim që t’i heq vizat për qytetarët e Kosovës.
Këtij vendimi i është gëzuar Avdullah Hoti, i cili kishte qenë kryeministër kur Kosova u njoh si shtet nga ky vend.
“Ndër kërkesat e para në vizitën që kishim në Izrael si Grup i Miqësisë kërkuam heqjen e vizave për qytetarët tanë. Kjo është një mundësi për qytetarët dhe bizneset t’i shkëmbejnë përvojat e tyre”, tha Hoti.
“Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës dhe miqtë e saj!”, theksoi ai.
Sot gjatë ditës, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ishte e para që njoftoi rreth këtij vendimi të shtetit izraelit, për t’u pasuar më pas edhe nga ana e ambasadores së Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv.