May 12, 2024
Kosovë

Arrestohet një person në Leposaviq, në gjendje të dehur sulmoi motrën dhe prindërit e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Leposaviq, pasi i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij.

I dyshuari nën ndikikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht motrën dhe prindërit e tij.

“Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar tretman mjekësorë”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.