Maqedoni

Kryetarja e Shkupit bëhet me parti politike

10 ditë më parë, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, në një intervistë për TV21, paralajmëroi se do të formohet një parti e re politike, ndërsa nesër do të emërohet kryetare e partisë tashmë ekzistuese – Alternativa e Re.

Nuk është e qartë nëse Arsovska ka ndërruar mendje ose vazhdon me idenë për formim të partisë së re. Alternativa e Re u themelua nga Gjorgji Orovçanec në vitin 2007, në periudhën kur ishte anëtar i Partisë Popullore VMRO dhe deputet në Kuvend. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën një vit më vonë, ai hyri në koalicionin e udhëhequr nga LSDM dhe arriti të sigurojë një vend deputeti.