Varrezat e Epërme të fshatit Orizare (Cumelve)
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Gjenden tek vendi i xhamisë së vjetër dhe ekzistojnë një numër gurë varresh edhe sot e kësaj dite, por ka një kohë shumë të gjatë që në këto varreza nuk bëhet varrimi i të vdekurve. Në këto varreza janë varrosur banorët e vdekur të lagjes së “Cumelëve” dhe këto varre janë quajtur “Varre të Cumelëve”. Në këto varreza janë varrosur vetëm Rexha dhe haxhi Iski të familjes së Bulloshve. Gjatë luftës së 2001-shit në pamundësi që të varrosen ata që vdiqën në kohën e luftës për ti varrosur tek varret e poshtme nga rreziku i granatimeve, katër banorë të vdekur në këtë kohë u varrosën tek këto varreza. Dhe ata janë: Ekrem Bejzad Nuredini, Bejzad Raqip Nuredini, Fadil Sadik Nuhiu dhe bashkëshortja e Etem Azmin Sherifit.
Në një gurë varri tek “Varrezat e Epërme” (Varrezat e Cumelëve) të shkruar në gjuhën arabe (lexuar nga hoxhë Naser Ahmeti) lexohet emri i një vajze me emrin Halime, e vdekur në vitin 1200 të Hixhrit, gjegjësisht më vitin 1780.
Në një gurë tjetër gjejmë vitin 1025 të Hixhrit, gjegjësisht vitin 1715.
Karakteristikë e veçantë tek “Varret e Epërme” është edhe kjo: në hyrje të varrezave, afër rrugës kryesore gjendet një varr që dallohet nga varret tjera dhe quhet “Varri i Sulltan Këzit” apo “Varri i Vajzës së Sulltanit”, po disa e quajnë edhe “Guri i Xhenazës”. Thuhet se gjatë luftës Austro – Turke, austriakët të kenë gjuajtur tek ushtria turke nga mali i Isarit që gjendet në teritorin e fshatit Sllupçan, me top ushtarak dhe kanë vrarë vajzën e sulltanit, e cila është varrosur aty. Thuhet se ajo është vrarë në kohën kur ka qenë duke shikuar me dylbi në drejtim të Isarit. Kjo duhet të ketë ndodhur gjatë vitit 1689. Thuhet se ajo ka ra dëshmore (shehide), ndërsa mbi varrin e saj natën janë parë xixa, shkëndija dritash. Në këtë varr deri para ca kohësh janë sjellur për shërim fëmijësh të vegjël (foshnje) që kanë pasur shumë vajë (të qarë). Fëmijët një kohë janë vendosur të pushojnë mbi varr dhe pastaj u është ndalur vaji (të qarit). Ky varr thuhet se është vizituar edhe për shumë sëmurje tjera.
Një numër njerëzish thonë se trupi i vajzës së sulltanit pushon në këtë varr, ndërsa ka edhe mendime se kufoma mund të jetë dërguar në Turqi, por vetëm varri është bërë në vendin e vrasjes. Është interesant se “Varri i Sulltan Këzit” tek varret e Orizares, është identik me varrin e quajtur emrin e ngjashëm “Varri i vajzës së Pashait” në fshatin Tabanoc, i cili poashtu gjendet mu tek vendi i xhamisë së fshatit.
Në Tabanoc aty tek lumi, nën fshat ekziston një xhami shumë e vjetër, minarja e së cilët sot nuk ekziston. Është ndërtuar nga pashai i cili kishte çifligun e tij në këtë fshat. 200 – 300 hapa në jug të kësaj xhamie duket një varr – “Varri i vajzës së pashait”, i cili është i rregulluar nga një gur i ndërtuar me një shtyllë të lartë 3-4 metra. Rreth kësaj shtylle shihej se si njëherë (një kohë) ishte varr që zinte një sipërfaqe prej 10 – 15 m².
Tek xhamia e Tabanocit dhe varri tek xhamia e Orizares më të njejtin emër dhe në të njejtën formë, identike vërtetojnë të njejtën kohë dhe nga shumë të dhëna tjera se xhamia e Tabanocit dhe Orizares janë të ndërtuara në një kohë të njejtë dhe nga dy vëllezër që njëri ka jetuar në Tabanoc dhe tjetri në Orizare. Viti i ndërtimit të dy xhamive është viti 1380, pra para depërtimit masiv të turqve në këtë pjesë të Ballkanit.
Duhet thënë edhe diçka rreth varreve të lartpërmendura. Sipas mendimit tim, tek këto varre mbetet të dyshohet se nuk ka pasur varr të vërtetë me vajza të varrosura, por mund të ketë pasur të fshehur pllaka ari nga ushtria turke, ndërsa variantin e varreve dhe varrimin e vajzave të pashait apo sulltanit, e kanë përdorur për të humbur gjurmët e arit. Nga kjo shihet se tek “Varri i vajzës së Sulltanit” në Orizare është gërryer varri disa herë nga njerëz të panjohur gjatë natës për të gjetur sende të vlefshme..
“Varri i vajzës së Sulltanit” (Sulltan këzit) tek varret e epërme të fshatit Orizare, foto 2002
PYETJE: Sot bëhet pyetje parashtrohet pyetje se ku gjendet ky varr. Pas së luftës së vitit 2001 u grrye dy herë, por kurr nuk u gjet- tën personat se kush e la këtë varr dhe çfarë nxërrën ata që morën apo çfarë morën nga ky varr.
Deri më sot nga kompetentët e varrezave dhe banorët mbetën pa përgjigje. E unë do të e jap përgjigjen se pse kurr nuk u zbullan varrmirësit e këtij varri. Me këtë humbëm një shenjë historike të lashtël, një varr të lashtë. Pasi ne nuk e zbuluam e që tani kani filluar të i humbin shenjët.
Mos vallë bashkëkombasit, brezi i atyre që do vijnë apo të lindin do e gj3jnë, apo ne vetë para syve tanë vjenë dikush nga jashtë na e vodhën historinë e lashtë të fshatit shqiptar Orizarës e që ndoshta këso raste ka edhe nll shumë vende tjera shqiptare na e vodhi historinë tona që do të na mallkojnë gjeneratar brez pas brezit.
Ky tekst është marrë nga libri monografik ” Orizarja ndër shekuj”, botuar më vitin 2010, shkruar nga autori orizaras Nehat Jahiu/