Njeriu nuk lind arsimdashës, rrethanat e krijojnë
Etem Xheladini
Unë kamë patur një babë shumë të urtë, bujar e arsimdashës, çdo herë thoshte pa shkollë nuk ka liri e atëdhe, po edhe fe.
Poashtu kamë një nënë shumë intelegjente, arsimëdashëse e atëdhetare, ështê bijê e Dëshmorit të Kombit, Kadri Bajramit, e cila pas vrasjes së babait më 1944 nga forcat sllavo-komuniste, ka kaluar nëpër shumë sfida.
Mësuesit, arsimtarët, profesorët e mi arsimdashës, atëdhetar, më motivonin me punën e tyre që unë si profesion ta zgjedhë arsimin
Rrëfimet kur më tregonin si fëmijë, kur afër shtëpisê sonë, jo më shumë se dy kilometër në fshatin e lindjes Allashec, si pushkatoheshin njerëzit herët në mëngjes, ku unë pas 75-viteve të atyre ngjarjeve si inicues sëbashku me bashkëfshatarët ju ngritem Lapidarin në shenjë përkujtimi.
Të gjitha këto së bashku më kanë bërë mua ta kuptoj se dikush duhet të flijohet për arsimin shqip e kombin dhe e falënderojë, pushtetin sllavo maqedonas që më zgjodhi pikërisht mua për të më akuzuar si seperatistë, nacionalis, shovenist, vetem se vëheshim me bashkëveprimtarët e mijë në mbrojtje të arsimit shqip dhe avansin e tijë.
Ata më zgjodhën për të frikësuar të tjerët, menduan se jam pikë e dobët, më vlerësuan gabimisht.
Unë, atëherë hyra pa kompromis në atë luftën për hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe në shkollat e mesme, pa pēlqimin e pushtetit, që i kishte mbyllur me dhunë më vitin 1988, po pse jo edhe hapjen e Fakultetit në Kumanovë, pa dashjen time, por kur hyra në këte rrugë nuk desha të mbetem në gjysmë të rrugës.
Nëse do ta lexoni librarat e mi “Arsimi Sduron Nënshtri”, pastaj “Lufta Jonë per Arsimin Shqip,” Denimet e Kurdisura” si dhe “Pena ime nëpër kohë”, do ta shihni se kisha vendosur që edhe nëse më arrestojnë, burgosin, po edhe të më likuidojnë, nga ideali im për hapjen e shkollave të mesme dhe Fakultetit në Kumanovë mos të tërhiqem deri në realizimin e qëllimt.
Formalisht veten time e kam motivuar dhe çdo herë kam thënë se ne jami fitimtar. Çka mund të jetë diçka më keq se sa një popull i pa arsimuar.
I pa arsimuari nuk mërzitet për asgjë, e jo rastësishtë armiqët e popullit shqiptarë thonin se ” shqiptar i mirë është shqiptari i pa arsimuar”, sepse ai vlenë vetem për të shërbye si robë.