May 22, 2024
Maqedoni

Shiu e bëri Çairin komunë me “pishina në çdo lagje” (Video)

Shiu hapi plot “pishina” për banorët e komunës së Çairit
Oct 8, 2021

ShareTweet+ 1Mail
MARKETING I PAGUAR POLITIK

paster
Shiu i rrëmbyeshëm nxjerri në pahë “pishinat” në rrugët e Komunës së Çairit. Banorët e kësaj komune pas çdo shiu ballafaqohen me probleme të shumta, përshkak të asfaltit të prishur dhe mungesës së kanalizmi. Për banorët pellgjet me ujë, ose “pishinat”siç po I qyajnë tani janë bërë të zakonshme pas çdo të rreshure shiu. Çdo herë kur bie shi, qytetarët e kësaj ane përballen me vështirësitë e njëjta, rrugët vërshohen nga uji, ndërsa si pasojë e mungesës së kanalizmit, uji hyn edhe nëpër shtëpit e tyre, duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Qytetarët nga lagja e Serovës për televizioni “Shenja” thanë se para viteve 70-ta janë shtruar rrugët, dhe se aty ku ka kanalizm është shumë I dobët, pasi është vjetëruar tani më.

Qytetari

“Kanalizimi është vendosur shumë cekët, që nga vitet e 70-ta apo 68-ta shumë kohë më parë. Është shumë cekët, edhe kur bie shi I rrëmbyeshëm, na hynë nëpër oborre, pastaj buron edhe nga pusetat. Që nga vitet e 60-ta është bërë edhe ujësjellsi edhe kanalizmi. Është problem për të gjithë jo vetëm për mua, edhe për komshitë uji u hynë nëpër shtëpi. Kanalizimi është I dobët nuk e mbledh ujin, ka 70 centimer kanalizim, janë të dobëta rrjetet e kanalizimit pasi janë shumë të vjetra”.

Qytetarët e komunës së Çairit ndjehen të neglizhuar dhe të lënë në harresë edhe pse jetojnë në kryeqytet. Meteorologët kanë paralajmëruar rreshje shiu edhe gjatë javës së ardhshme.

Linda Ebibi /SHENJA/