U paralajmërua pas zgjedhjeve lokale, por shkarkimi i kryeprokurorit Lupço Kocevski ende mbetet i paqartë. Kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregon se kur do të iniciohet shkarkimi i Kocevskit në Kuvend por siç theksoi se është duke e shqyrtuar procesi juridik.

“Është me rëndësi që kemi arritur te konstatimi e tani duhet të shohim procesin juridik që të mos ngelet përsëri ndonjë dilemë e që në ndonjë raport të ardhshëm të gjendet emri i këtij njeriu dhe se qeveria ka bërë diçka që në kundërshtim me diçka. Për këtë shkak, tani kemi arritur në këtë konstatim, tani na lejoni ta gjejmë rrugën e saktë”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Për Kocevskin, shkarkimi i tij nuk është diçka e re. Thotë se një gjë e tillë po paralajmërohet tanimë disa muaj, por se fokusi i tij është të punoj në mënyrë profesionale. Vetëm në vitin e fundit thotë se kanë zgjidhur rreth njëzet mijë lëndë.

“Deklarata e tillë po thuhet tanimë disa muaj. Unë edhe më tej do të vazhdoj ta kryej punën time sipas ligjit, me ndërgjegje dhe në mënyrë profesionale dhe ende mendoj se është deklaratë politike sepse mund të them se rezultatet janë theksuar në raportin tonë vjetor”, u shpreh Lupço Kocevski – Kryeprokuror.

Çështja më e përfolur periudhën e fundit nga Mickoski ishte kërkesa për rritje të pagave për gjykatësit dhe prokurorët. Mickoski nuk mund të pajtohet me faktin që kryetarët e gjykatave marrin pagë prej 180 mijë denarëve, e ai merr 155 mijë denarë. Por sipas Kocevskit, kjo çështje nuk është në dorën e tyre por në dorën e ligjvënësit./ Alsat.mk

sqShqip