Komandant Sokoli kujton gjeneralin Fadil Nimanin-Tigri: Krenar që bashkëudhtuam për çështjen kombëtare!
Pikërisht sot u mbushën 20 vjet nga rënia jote në altarin e lirisë. Ishe po ti që me punën e kontributin tënd, u bërë frymëzim për shumë të rinj në pranverën e vitit 1998, që ju bashkangjitën radhëve të UÇK-ës, gjithëandej trojeve shqiptare. Ti su ndale asnjëherë duke kontribuar për lirinë e tokave shqiptare, gjer më 25 maj 2001, atë ditë, dhe edhe gjën e fundit që kishe, jetën.!
Jam krenarë që të njoha dhe bashkëudhtuam për çështjen kombëtare, burrat si ti ishin dhe janë të rrallë atëherë dhe sot!
Lavdi jetës dhe veprës tënde Gjeneral Fadil Nimani “Tigri”, u kujtoftë ndër breza heroizmi, mundi dhe kontibuti yt!
Sami Ukshini-komandant Sokoli