Modeli i Demokracisë Fshatareske
Shkruan: Ejup Berisha
Në jetën time dhe gjatë karrierës time si tekstshkrues, si opinionist, si analist apo dhe si kolumnist si të doni merrne këtë çështje, ju lexues të nderuar unë jamë munduar apo dhe kamë tentuar që ta hulumtoj, ta analizoj apo dhe ta sçaroj realitetin shoqëror në të cilin kamë jetuar dhe vazhdoj akoma të jetoj këtu në RMV. Në këtë drejtim më së shumti jamë marrë me hulumtimin, me analizimin dhe me sçarimin e fenomeneve politike të cilat janë aktuale dhe të cilat dominojnë këtu në vendin tonë.
Dhe gjatë kësaj perpjekjeje, aktiviteti apo dhe pune time intensive unë kamë zbuluar ca modele të qeverisjes të cilat nuk i ka përpunuar, nuk i ka trajtuar dhe nuk i ka analizuar shkenca e politologjisë. Dikush do të thotë çfar po bën kjo nuk duhet të bëhet sepse ato gjëra apo fenomene nuk kanë ndonjë rëndësi apo dhe relevancë shkencore dhe shoqërore. Unë themë se në përditshmëri çdo gjë që është reale, shkakton pasoja apo dhe ndikon në jetën shoqerore të njerëzve apo më konkretisht nëse të njëjtat kanë ndikim në realitetin shoqeror dhe politik duhet të hulumtohen, të analizohen dhe të sçarohen. Unë në fund të fundit jamë mëse i thirrur apo dhe tejet i përgatitur për të hulumtuar, për të analizuar apo dhe për të sçaruar fenomene politike sepse jamë politolog me diplomë.
Por çfarë rëndësie dhe domethënie ka sot kjo qështje kurrfar domethënie dhe rëndësie nuk ka sepse sot edhe nëse je i shkolluar, i ditur, i thirrur dhe i përgatitur intelektualisht dhe profesionalisht në lëmij të caktuar shkencor dhe shoqëror kjo gjë është e kotë pasiqë në skenën politike dominojnë njerëz jokompetent apo sot njrëzit më të paditur apo dhe tepër jokompetentë tërë kohës po merren me sçarimin e fenomeneve politike.
Këta mjafton të jenë simpatizant, anëtarë apo dhe vetem njerëz të paguar nga buxhetet e Partive politike dhe të njëjtët tërë kohes i keni aktiv në opinion kinse po bëjnë analiza apo dhe kinse po sçarojnë fenomene të ndryshme politike edhe pse këta janë shumë jokompetentë dhe të pathirrur për ti bërë këto punë. Pra të njëjtët janë tepër jokompetent për ti bërë këto çështje sepse janë edhe tepër subjektiv, te ta pra mungon objektiviteti.
Por këta individ meqë janë të afërt me subjektet egzistuese politike të njëjtët tërë kohës janë prezent nëpër media me komente, me analiza, me sçarime apo dhe me arsyetimin e veprimeve të subjekteve politike nga të cilat paguhen. Dhe mund ta paramendoni se sa kritik dhe objektiv mund të jenë këta njerëz në opinion kur flasin për veprimet dhe aktivitetet e Partive politike nga të cilat marrin paga dhe atë të majme.
Këta bile në të shumtën e rasteve janë edhe më subjektiv seç duhet të jenë. Por çfar te bejne te shkretet meqe paguhen nga Partite politike duhet te flasin domosdoshmerishtë në favor dhe në interesin e tyre për shkaqet që i përmenda me lartë. Këta njerëz fatkeqsishtë të keqes mundohen ti thonë e mirë, negatives ti thonë pozitive apo shkurt e shqip thënë të zezës ti thonë e bardhë. Tash ti kthehemi sçarimit të modelit politologjik të cilin po e trajtoj në këtë shkrim. Modelin e Demokracisë Fshatareske.
Të njëjtin siç thashë më lartë nuk e hulumton, nuk e analizon dhe nuk e trajton shkenca por ai meqë është real apo dhe egziston për të duhet të flitet dhe i njejti duhet edhe të sçarohet. Në jetën e përditshme çdo fenomen shoqeror që është real dhe funkcionon detyrimishtë duhet të hulumtohet të analizohet dhe të sçarohet e me këtë edhe njerëzit të njihen me efektet dhe me pasojat e tij. Unë e kam zbuluar Modelin e Demokracisë fshatareske.
Në këtë model në ballë të politikës ndodhen politikanët me mentalitet fshataresk por të veshur me rroba dhe me mbathje tepër të shtrenjta bashkekohore apo allafranga. Këta politikan të cilët ndodhen në timonin e pushtetit apo dhe janë zbatues të tijë janë tepër primitiv egoist dhe individualist.Pasiqë të njëjtët janë të prirur dhe të bindur se në politikë mund të bëjnë cfar të duan dhe si të duan ata vetë duke harruar se politika është qështje publike e jo private.
Kur kjo është kështu atëher individët që merren me politikë nuk duhet dhe nuk guxojnë të
sillen si të duan ata vetë por të njëjtët duhen të sillen në bazë të rregullave dhe standardeve demokratike. Apo në politikë gjithkush duhet të sillet në bazë të dispozitave kushtetuese dhe ligjore. Kështu që në një demokraci reale dhe të mirfilltë pushtetarët nuk duhet të qeverisin pa rregulla dhe pa standarde që siç u tha më herët janë të përshkruara edhe në Kushtetutë dhe në ligjet egzistuese.
Në këtë modelin e demokracise fshatareske politikanët nuk e kane as idenë se cfar janë rregullat dhe standardet demokratike e aq me pak se çfar rëndësie kanë dispozitat dhe rregullat kushtetuese dhe ligjore. Kështu sot këta qeverisin vetëmse në baze të rregullave të tyre individuale të bindur se të njëjtët mund të bëjnë çtë duan vet dhe askujt të mos i japin llogari për aktivitetet dhe veprimet e tyre në politikë. Në sistemet demokratike politikanët duhet ta zbatojne vullnetin e qytetarëve e jo vetëmse vullnetin e tyre personal. Këta gjatë angazhimeve të tyre ne politike duhet të mbajnë llogari më tepër për nevojat, kërkesat dhe për problemet e qytetarëve e jo te njejtet të mbajne llogari vetëmse për nevojat, për kërkesat dhe për problemet e tyre personale. Pasiqë vetemse nëpër fshatra më parë njerezit kanë munduar të bëjnë çfarë të duan dhe si të duan vet. Por sot edhe atje duhet të jetë dhe është më ndryshe. Pra edhe nëpër fshatra si ambiente jetese sot jeta shoqërore dhe politike duhet të zhvillohet me rregulla standarde dhe me ligje e jo ne baze të vullnetit personal- individual të individëve.
Prandaj duke u bazuar në realitetin e tanishëm un modelin e demokracisë i cili po zbatohet tani një kohë të gjatë në shtetin tonë e quaj Model Fshataresk. Ky model po e pengon zbatimin e modeleve bashkekohore të demokracisë me ndihmën e të cilave shteti dhe shoqeria jonë do zhvilloheshin, do të përparonin apo dhe do të
ecnin vetëm perpara në vend se siç po ecin të njëjtat me modelin e tanishëm të demokracisë mbrapa.