Maqedoni

Taravari, Xhemaili dhe Shabani vazhdojnë garën për kryetar komune?

Ne një takim me kryetaret e degëve kryetari i ASH-së Ziadin Sela ka vendosur që kryetarët e tre komunave ai i Bogovinës Albon Xhemaili,i Vrapçishtit Isen Shabani dhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari i cili njëherësh është edhe sekretarë i partisë të jenë kandidat edhe për një mandat në krye të komunave, mëson Top24.

Nga ana tjetër, deri tani vetëm PDSH-ja e Menduh Thaçit ka shpalosur zyrtarisht Sadi Bexhetin kandidat për kryetar komune të Tetovës. Partitë tjera vazhdojnë të luajnë me shumë emra, por zyrtarisht nuk ka asnjë kandidat për asnjë komunë.

Ndryshe zgjedhje lokale do të mbahen në muajin tetor të këtij viti.