Me datë 08. 10.2025 në Pocket cinema në Qendrën kulturore e të rinjëvë -Shkup u mbajt premiera e shfaqjes “ Në Ekzil”, adaptim nga vepra origjinale “Emigrantët” e autorit Vaclav Havel, regjia Nehat Memeti. Aktorë në shfaqje ishin: Ylber Murtezi në rolin e XX dhe Nehat Memeti në rolin e AA-së.
Bëhej fjalë për dy personazhe që jetojnë bashkë në një bodrum dhe të cilit ishin pothuajse në konflikt permanent mes vete, por paradoksalisht ata nuk mundnin të ndaheshin njëri nga tjetri. Kjo gjë na shtyen tek bindja se vepra është adaptuar në atë mënyrë që këto dy personazhe në fakt paraqesin një subjekt të vetëm, që do të thot se njëri prej tyre është personazh real e tjetri imagjinar . Përmës këtij koncepti regjisori Nehat Memeti ka trajtuar kundërshtitë: realja kundrejt imagjinares dhe materialja kundrejt shpirtërores ku si pasojë vijonin situata tragjikomike. Personazhi XX , është i ardhur në vend të huaj për çështje egzistenciale dhe qëllimi kryesor i tij është që të grumbulloj sa më shumë para që kur të kthehet në vendlindje të ndërtoj një shtëpi me oborr të madh.
Sa i përket personazhit të AA-së, ai nga ndjenja se është i diskriminuar në vendin e vet vendos të shkruaj për këtë gjë. Mirëpo, nga frika e persekutimit ai arratiset jashte vendit në perendim. Mirëpo, me ardhjen e tij ai e humbet dëshirën që të shkruaj dhe kjo gjë e shqetëson. Gjat shfaqjes herë pas here si lajt motiv paraqitej zëri i trenit që kalonte afër banesës ku jetonin, dhe kjo ndikonte në gjendjen emocionale të personazheve duke shkaktuar mallëngjim për vendlindjen. Edhe metafora me mizat ishte një gjetje interesante e regjisorit ku paraqet se edhe në perendim gjërat nuk janë ashtu siç duhet. Regjisori Nehat Memeti shfaqjen e përfundon me një fund interesant, përsonazhet i zavendësojnë funksionet e tyre dramatike, materialja dhe shpirtërorja relativizohen. XX –i i hedh paratë e grumbulluara me mund dhe vendos të kthehet në shtëpi, kurse AA –ja e kundërshton duke i mbledhur paratë e hedhura. Fundi është i hapur duke e lënë shikuesin të vendos vet për rjedhën e ngjarjeve.
Shfaqja “ Në Ekzil “ ështe projekt i shoqatës : Qendra Kreativo Artistike “ Talia “ – Kumanovë dhe e finansuar nga Ministria e kulturës dhe turizmit e R. M. V . në kuadër të konkursit për vitin 2025 për veprimtari teatrore. Kjo shfaqje u mirëprit nga ana e publikut e cila ishte në numër të caktuar për shkak të hapsirës së kufizuar në Pocket Cinema. Shfaqja “ Në Ekzil “ u reprizua me datë 11 dhe 15 Nënëtor 2025 në të njetën hapsirë. (Isen Saliu)

