Me manifestimin Ditët e Kulturës Shqiptare në Osijek, shqiptarët e Kroacisë filluan me shënimin e festave të Nëntorit Kuq e Zi

Bashkësia Kombëtare e Shqiptarëve të Slavonisë dhe Baranjës organizoi me shumë sukses Ditët e Kulturës Shqiptare në Osijek, një aktivitet kulturor, shkencor dhe artistik që mblodhi mysafirë të rëndësishëm nga Shqipëria, Kosova dhe Kroacia. Ngjarja u prit me interes të madh dhe u shndërrua në një ndër manifestimet kryesore të komunitetit shqiptar në rajon.

Hapja e manifestimit

Evenimenti u hap nga kryetari i Bashkësisë Kombëtare Shqiptare, z. Basri Haliti, i cili përshëndeti të pranishmit dhe foli për rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar.

Mysafirët dhe ligjëruesit

Në program morën pjesë:

• 🇦🇱 Ambasadorja e Shqipërisë në Kroaci, znj. Prif. Dr. Donika Hoxha
• 🇽🇰 Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, prof. dr. Martin Berishaj
• 🇭🇷 Këshilltarja e Ministrit të Punëve të Jashtme të Kroacisë, znj. Ermina Lekaj-Prljaskaj
• 📚 Prof. dr. Skender Asani. studjues.

🔹 Mysafir i veçantë nga Osijeku

Manifestimin e nderoi me praninë dhe fjalën përshëndetëse zëvendësprefekti i qytetit të Osijekut, prof. dr. Dragan Vulin.
Ai theksoi se komuniteti shqiptar është pjesë e rëndësishme e jetës kulturore dhe shoqërore të qytetit dhe shprehu mbështetjen institucionale për aktivitetet tona.

🔹 Programi shkencor dhe kulturor

1️⃣ Sesioni shkencor – Kongresi i Manastirit
U prezantua rëndësia e Kongresit të Manastirit dhe unifikimi i alfabetit shqip si themel i identitetit modern shqiptar.

2️⃣ Promovimi i librit për Nënë Terezën
Prof. dr. Skender Asani prezantoi veprën e tij të re kushtuar figurës universale të Shenjtes Nënë Tereza.

3️⃣ Ligjërata mbi emancipimin e gruas shqiptare
Znj. Ermina Lekaj-Prljaskaj foli për rolin, sfidat dhe arritjet e grave shqiptare ndër vite.

🔹 Vizita protokollare

Ambasadorët e Shqipërisë dhe Kosovës vizituan:

• Bustin e Argjipeshkvit të Shkupit, Mihael Suma, në Kishën Françeskane të Tvrđës, vendosur në vitin 1996 nga Bashkësia Shqiptare nën udhëheqjen e z. Basri Haliti.

• Shtatoren e Shenjtes Nënë Tereza, vendosur në vitin 2024 nga Bashkësia Kombëtare Shqiptare për Slavoni e Baranjë.

🔹 Programi artistik & Festimi i 28 Nëntorit

Fëmijët shqiptarë me veshje tradicionale sollën emocione të veçanta me vallet dhe recitimet e tyre.
Më pas, aktiviteti vazhdoi me programin festiv të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit, nën shoqërimin e Vali Band, deri në orët e vona të natës.

🔹 Darka solemne

Në fund të mbrëmjes u organizua një darkë solemne për të gjithë mysafirët, ligjëruesit dhe pjesëmarrësit.

Bashkësia Kombëtare e Shqiptarëve të Slavonisë dhe Baranjës falënderon të gjithë mysafirët, pjesëmarrësit, institucionet dhe komunitetin për mbështetjen e vazhdueshme.

Shërbimi për Informim
Bashkësia Kombëtare e Shqiptarëve – Slavoni dhe Baranjë

sqShqip