Maqedoni

Prokuroria pajtohet që Mijallkov të del nga paraburgimi me garanci prej 10,8 milion eurove

Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dhënë mendim pozitiv në lidhje me kërkesën e ish shefit të policisë sekrete, Sasho Mijallkov për tu mbrojtur në liri. Mijallkov kërkon të dal nga paraburgimi me garancion prej rreth 10,8 milion eurove. Prokuroria pritet që këtë propozim ta adresojë në Gjykatën Penale, ku edhe pritet të merret vendimi përfundimtar.

Gjatë periudhës që Mijalkov është në paraburgim, kundër tij u dhanë dy vendime të shkallës së parë, gjegjësisht një dënim me 12 vjet burg për rastin “Target Fortesa” dhe një dënim me 8 vjet burg në rastin “Thesari”.