Uashingtoni ia ndalon Sali Berishes dhe familjareve të tij hyrjen në SHBA, akuzohen për korrupsion
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken përmes një postimi në rrjetin social Twitter ka njoftuar se Uashingtoni zyrtar i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ish presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe familjarëve të tij, transmeton Alsat. Blinken në shkrimin e tij e akuzon Berishën dhe familjen e tij për korrupsion derisa thekson se SHBA do të vazhdojë luftën kundër korrupsionit me partnerët në Shqipëri.