Ministrat e ASH-së: Kemi dëshmuar qeverisje ndryshe
Ministra e Aleancës për Shqiptarët Azir Aliu, Krenar Lloga si dhe Fatmir Mexhiti, kanë zhvilluar një takim me gazetarët. Nw lidhje me kwtw takimASH ka informuar përmes një komunikate.
Ja komunikata e plotë i Aleancës për Shqiptarët:
Me një format krejtësisht të ri, në një atmosferë miqësore dhe në frymën e bashkëpunimit korekt e profesional, tre ministrat nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, ai i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu, i drejtësisë Krenar Lloga dhe Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, kanë realizuar një brifing me gazetarë nga mediat më të mëdhaja në vend.
Gazetarët e pranishëm në këtë takim joformal u interesuan për të gjitha temat nga tre sektorët përkatës, ndërsa ministrat dhanë përgjigje të detajuara me të gjitha sqarimet plotësuese me qëllim informimin sa më të drejtë dhe korrekt të mediave dhe përmes tyre, të qytetarëve.
Ministrat Aliu, Lloga dhe Mexhiti folën për projektet e deritanishme, planet për periudhën në vijim, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend. Ministrat potencuan faktin se gjatë periudhës sa Aleanca për Shqiptarët është në Qeveri, ka dëshmuar qeverisjen ndryshe, ka bërë dallimin në skenën politike si dhe ka vendosur praktika të reja të transparencës dhe inkluzivitetit në punën e institucioneve.
Gazetarët vlerësuan qasjen e zyrtarëve të ASH-së me opinionin, format kreative të komunikimit dhe gadishmërinë për tu përgjigjur në çdo temë dhe zhvillim, ndërsa ministrat u zotuan se kjo traditë do të vazhdojë me tendencë për tu avancuar me forma më të drejtëpërdrejta të komunikimit.
Ministra e Aleancës për Shqiptarët Azir Aliu, Krenar Lloga si dhe Fatmir Mexhiti, në brifingun e sotëm me gazetarët theksuan se gjatë periudhës sa partia e tyre ishte në pushtet, ka bërë dallimin në skenë politike si dhe ka vendosur.