May 3, 2024
Maqedoni

Spasovski sjell informatat e fundit të MPB-së për tragjedinë në Bullgari

MPB në periudhën e kaluar e realizoi pjesën e parë të projektit “Procesverbal elektronik nga ekspertiza në fatkeqësi rrugore”, me të cilën vendoset evidencë qendrore, elektronike e ekspertizave të kryera të fatkeqësive rrugore, me ç’rast u sigurua futje, ruajtje dhe përpunim i të dhënave nga Procesverbali i ekspertizës së kryer në vendin e fatkeqësisë rrugore, informoi në Fejsbuk ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“Gjatë përgatitjes së zgjidhjes softuerike të Formularit të unifikuar të Procesverbalit për ekspertizë të kryer të fatkeqësisë rrugore ka qasje edhe drejt implementimit të protokollit CADAS, me ç’rast u inkorporuan Procesverbali për ekspertizë të fatkeqësisë rrugore, Pyetësorit CH1 de të dhënave për Variablet e rëndësishme nga protokolli CADAS, ndërsa ekipet profesionale tashmë punojnë në përgatitje të fazës së dytë të projektit “Procesverbal elektronik për ekspertizë të fatkeqësive rrugore”, sqaroi Spasovski.

Në periudhën në vijim, MPB-ja, kumtoi ministri, planifikon ta sendërtojë zgjidhjen ekzistuese softuerike për fitje të të ashtuquajturave koorodinatave – GEO dhe mundësisë për këmbim elektronik të të dhënave me institucione të tjera.