April 29, 2024
Maqedoni

Temperatura tropikale, ndizet alarmi i portokalltë

Drejtoria е Punëvе Hidrometerologjike ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim temperaturat do të jenë mbi 35 gradë celsius, ndërsa, më nxеhtë do të jetë të enjten dhe të premten kur temperaturat në disa vende do të tejkalojnë në 40 gradë celsius, me ç‘rast do të aktivizohet niveli i portokalltë, ndërsa në disa vende edhe niveli kuq nga rreziku prej temperaturave të larta.

Në lidhje me temperaturat e larta që po paralajmërohen, Kryqi i Kuq së bashku me Qytetin e Shkupit nga sot do të fillojë me aktivitete. Ekipet mobile të përbëra nga vollunterë të ekipit bashkërisht me shërbimet komunale do të patrullojnë në Shkup dhe do të shpërndajnë ujë dhe broshura informative për qytetarët. Siç njoftojnë nga Kryqi i Kuq do të angazhohen 16 vu llnеterë të shpërndarë në katër ekipe me katër automjetе. Duke nisur nga sot deri më 25 korrik, ekipet mobile kanë paraparë shpërndarjen e 800 shisheve me ujë ose 400 litra në ditë.

Ndërkaq, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, paralajmëron se me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet për helmim nga ushqimi që paraqesin rrezik potencial për shëndetin, ndërsa i bën apel qytetarëve тë bëjnë zgjedhje të rregullt gjatë blerjes, të sigurohet transporti i përshtatatshëm dhe kushte për ruajtjen e ushqimit, gjithashtu agjencia për ushqim rekomandon qytetarët të blejnë ushqim nga vende të kontrolluara nga ku prodhuesit e posaçërisht ata që shesin mish dhe prodhime nga kafshët të mbajnë ushqimet në vende të ftohta.

Agjencia е Ushqimit dhe Veterinarisë

“Të mos blihet dhe konsumohen ushqim me paketim të dëmtuar, prodhimet e ngrira të blehen në fund, ndërsa ushqimi që prishet shpejt siç është mishi, qumështi, vezët dhe prodhimet tjera, pas blerjes të mos mbahen gjatë në automjete. Të mos blihet ushqim i ngrirë që prishet shpejt dhe që mbahet jashtë frigoriferit. Në frigorifer ushqimi të mbahet nën 5 gradë, ndërsa pemët dhe perimet duhet të lahen”.

Sipas agjencisë, konsumimi nëpër hotele duhet patur kujdes që të jenë operatorët që kujdesen për higjienën, sigurinë dhe kanë reputacion të mirë, ndërsa në objektet për ushqim të shpejtë të mos përdoren keçapi, majonezi që mbahen jashtë frigoriferit. Përderisa qytetarët kanë dyshime se ushqimi nuk është i sigurtë, agjencia bënë apel të mos rrezikohet dhe të hidhet ushqimi.

Ndërsa, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë së Veriut kërkon që Qeveria të miratojë masa për mborjten e shëndetit të punëtorëve dhe qytetarëve, për shkak të motit të nxehtë, kurse kërkon nga punëdhënësit t’i respektojnë masat për siguri dhe shëndet gjatë punës, të përjashtojnë punën në ambient të hapur për punëtorët në pjesët më të nxëhta të ditës, si dhe t’i sigurojnë të gjitha mjetet dhe masat për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve në këto kushte. Ata gjithashtu theksojnë se është me rëndësi të përcaktohen masat përkatëse për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës të të rriturve, të sëmurëve kronikë dhe punëtoret shtatëzëna, ndërsa nëse kjo e drejtë nuk respektohet u bëjnë thirrje punëtorëve të raportojnë te përfaqësuesi i tyre i sindikatës, dhe Inspektorati Shtetëror i Punës.