Postim i Arben Fetait për takimin në Bërvenicë:
Në Bërvenicë takimi me strukturat tona ishte i frytshëm dhe i nevojshëm për të koordinuar punën që kemi përpara si Aleancë brenda VLEN-it.
Biseduam hapur për sfidat, përvojat dhe nevojën që secili prej nesh të punojë në terren me qasje të matur dhe të bashkërenduar.
Ky takim ishte i rëndësishëm për të dëgjuar opinionet, për të reflektuar mbi proceset që kemi kaluar dhe për të vazhduar punën me unitet dhe me fokus të përbashkët.
Në Bërvenicë vlerësojmë secilin kontribut dhe çdo hap që është bërë në të mirë të projektit tonë politik brenda VLEN-it.
Faleminderit për gjallërinë dhe për vullnetin që e shtyjnë punën tonë përpara.
Postim i Fetait për takimin në Zhelinë:
Tani, pas zgjedhjeve me 10 komuna të fituara, në Zhelinë vazhduam takimet e radhës me strukturat e Aleancës për Shqiptarët, që mbajnë gjallë frymën e ndryshimit të Aleancës brenda VLEN-it.
Bisedë e drejtpërdrejtë dhe e hapur, si gjithmonë me njerëzit tanë në terren, ku puna dhe fjala ecin bashkë.
Strukturat në Zhelinë po tregojnë vullnet, përkushtim dhe ritëm që i duhet këtij momenti politik.
Kjo është energjia që e mban ekipin të fortë dhe të bashkuar.
Faleminderit për energjinë dhe seriozitetin.
Vazhdojmë edhe më të përgatitur, edhe më të gatshëm për punë.

sqShqip