Harta e Kosovës me flamurin e Serbisë – Polici nga Kumanova, shpërndan përmbajtje ekstremiste nacionaliste
Polici Miroslav Aleksiq, nga Kumanova mbrëmë në profilin e tij në Facebook, ka shpërndarë përmbajtje ekstremiste kundër Republikës së Kosovës, shkruan Alsat.
Ai ka publikuar hartën e Kosovës me flamurin e Serbisë, duke dashur kështu të pretendojë se “Kosova është Serbi”.
Aleksiq, shërben si nënpunës policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme, aty ku ka dhënë betimin për të respektuar rendin, ligjin dhe Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut. Republika e Kosovës, është e njohur zyrtarisht nga Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet i Pavarur dhe Demokratik.
Nuk dihet nëse Kontrolli i Brendshëm në MPB do të ndërmerr masa disiplinore ndaj nënpunësit Aleksiq./ Alsat.mk