May 20, 2024
Maqedoni

Rrahje brutale te policia në Kumanovë

Një rrahje brutale mes tre personave ka ndodhur sot në zyrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Kumanovë, të destinuara për nxjerrjen e dokumenteve personale.

Tre mërgimtarë, nga fshati Nakushtak i Kumanovës janë rrahur.

Deri te përleshja ka ardhur pasi njëri nga tre personat ka prishur radhën e pritjes, kanë konfirmuar nga Sektori i Punëve të Brendshme Kumanovë për TV21.

Por jozyrtarisht TV21 mëson se dy nga personat që kanë rrahur personin e tretë janë vëllezër, por që ata dy janë kushërinj me personin e tretë.

Si pasojë e rrahjes zyrat kanë qenë të bllokuara për një kohë./TV21