May 16, 2024
Kosovë

Vajza e policit Afrim Bunjaku: Do të jemi krenar për ty baba!

Vajza e rreshterit Afrim Bunjaku, Arbenita, e ka mbajtur një fjalë të shkurtër në mbledhjen përkujtimore.

Arbenita e përlotur theksoi se e tërë Kosova do ta kujtojë me dhimbje dhe me mall, transmeton Klankosova.tv.

“Heroi im, babai im, sa vështirë e kam të shkruaj për ty babai im, para kohës mbeta jetim, kurrë se kam besuar. Ika jote na la një plagë të madhe në zemër. Babi nuk e di si do të jetoj pa ty. Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pash, e rëndë për mua, vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na e besove, por si të jetojmë pa ty asnjëherë. U flijove për këtë vend që ne dhe Kosova që të jemi krenar për heroizmin tënd. Do të jemi krenar për ty, me mall dhe me dhimbje do të kujtojmë”, u shpreh Arbenita.