Serish protesta për rastin në Onkologji!
Iniciativa mbipartiake ka njoftuar se të hënën do të mbajë sërish protestë kundër skandalit në Klinikës e Onkologjisë për terapinë e pacientëve me kancer, transmeton TV21.
Protesta do të mbahet më 11 shtator, me fillim prej orës 18:00. Do të fillojë para Qeverisë dhe do të vazhdojë para ndërtesës së Prokurorisë Publike Themelore, ku siç thuhet në njoftim, do të kërkohet “zgjidhje gjyqësore për të gjithë të përfshirët në skandal”.
Ultimatumi i këtij protesti është:
PPTH të dalë me detaje për rrjedhën e hetimit në afat prej 1 jave
Hetim për përfshirjen e ish ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe drejtorit Nino Vasev
Zgjerim e hetimit të punës së Onkologjisë së Fëmijëve
Revizion të tërësishëm të punës së Klinikës së Onkologjisë
Aktgjykime të fuqishme për të gjithë të përfshirët në krimin në Onkologji
Përfshirje e pacientëve onkologjikë të cilët do të kenë qasje në vetë hetimin.
“Njëherit apelojmë deri te të gjithë pacientët onkologjikë që të na kontaktojnë për përvojat e tyre, që të kontribuojmë në zbulimin e tërësishëm dhe të përgjegjësisë së të gjithë të përfshirëve në punën skandaloze të Klinikës së Onkologjisë”, thuhet më tej në njoftim.