May 27, 2024
Maqedoni

Tronditet Maqedonia, babai dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij 7 vjeçe

Gjykata e Kavadarit ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj një burri 42 vjeç i cili dyshohet se ka përdhunuar vajzën e tij të lindur nëv itin 2016, përcjell TV21. I njëjti dyshohet se krimin e ka bërë në periudhën e vitit 2022-2023.

“Dyshohet se në disa raste, gjatë viteve 2022 dhe 2023, duke përfituar nga fakti se ka jetuar me vajzën në të njëjtin komunitet familjar, i ka shfaqur videot me përmbajtje pornografike dhe ka vazhduar të kryejë akte të tjera seksuale ndaj saj, që sanksionohen sipas nenit 188 paragrafi 5 i Kodit Penal”, thonë mes tjerash nga Prokuroria./tv21.tv