Një projekt filmik ndërkombëtar do të trajtojë luftën e Kosovës dhe do të integrojë disa nga emrat më të mëdhenj të Hollywood-it, përfshirë legjendën Robert De Niro.

Lajmin e ka konfirmuar producenti kosovar Fitim Krasniqi, i cili prej vitesh punon me tregun ndërkombëtar të filmit.

Ai ka zbuluar se projekti bazohet në një histori thellësisht personale – atë të babait të tij, e ndërlidhur me ngjarjet tragjike të masakrës së Reçakut dhe të luftës në Kosovë.

Në një intervistë për Blendi Fevziun, Krasniqi tha se De Niro do të interpretojë rolin e babait të tij, ndërsa filmi do të sjellë në qendër fatin dramatik të familjeve kosovare gjatë luftës.

“Është historia e babait tim dhe e masakrës së Reçakut, një rrëfim që përfshin gjithçka nga fillimi deri në fund i luftës në Kosovë,” deklaroi producenti.

sqShqip