Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemaili i cili tha se Balje nga komuniteti boshnjak tashmë është pjesë e grupit të tyre parlamentar.

Kujtojmë se Kuvendi i Kosovës është konstituar më 10 tetor, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme kur u mbajtën më 9 shkurt.

sqShqip