Është ndërruar Prokurori i rastit të dyshimeve për parregullsi me votat në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Kjo është konfirmuar nga U.D. i ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu për Dukagjinin.
Ai ka thënë se në vend të prokurorit Shpëtim Peci është caktuar Sahit Tmava. Numërimi i votave të balotazhit të 9 nëntorit në Mitrovicën e Jugut është ndërprerë përkohësisht me urdhër të Prokurorisë Themelore atje.
Ndërkaq, Prokuroria ka urdhëruar rinumërim të plotë të votave në këtë komunë, pas dyshimeve për parregullsi.

