I akuzuari për krime lufte, Shaqir Lutvija është dënuar me 10 vjet burgim.

Ai akuzohet se në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

Aktgjykimin fajësues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka mirëpritur Prokuroria Speciale.

Sipas aktakuzës së ngritur më 04 shtator 2024, Shaqir Lutvija në cilësinë e inspektorit dhe policit në Stacionin Policor në Prizren, individualisht dhe në bashkëkryerje me persona të tjerë të forcave policore serbe, gjatë viteve 1998-1999, ka ushtruar masat represive të vrasjes, arrestimit, rrahjes, maltretimit dhe trajtimit çnjerëzor ndaj civilëve shqiptarë.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës riafirmon përkushtimin në hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve të luftës, me qëllim të garantimit të drejtësisë për viktimat dhe forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në reagimin e Prokurorisë Speciale, njofton Klankosova.tv.

sqShqip