Dossier

Pse Pashko Vasa e largon nga puna dhëndrin e tij?

Shkruan:DAIM ILAZI
Pashko Vasa Shkodrani, intelektual i lartë,e dijmë cfar erudit i madh ishte, e dijmë biografinë e historinë e tij. E dijme cfar vepra ka shkruar… Me të drejtë është konstatuar se vjersha: “ O moj Shqypni e mjera Shqypni,kush të ka çit me krye në hi” e Vaso Pashë Shkodranit, ka qenë manifest i Rilindjes sonë Kombëtare. Ai ishte intelektuali, publicisti, romansieri, historiani, diplomati dhe atdhetari i shquar,.Vlen për t’u vlerësuar, përvoja e Pashko Vasës si guvernatori i Beirutit i emëruar nga Perandoria osmane. Në dhjetë vitet në drejtimin e vilajetit të Bejrutit, figura e tij shfaqet në përmasa të reja,me reforma, vision për kontributin e tij të shquar për popullin arab. Si themelues i teatrit kombëtar libanez në Bejrut, Pashko Vasa shkroi shumë vepra me vlera edukative, që u shfaqën periodikisht në teatrin e Bejrutit. Ky burrë shteti, që zotëronte 6 gjuhë të huaja, përfshirë edhe arabishten, dha një kontribut të madh edhe për kulturën arabe. Veprat e tij i botoi plotësisht, kur ishte guvernator në Beirut (1883-1892).
Gjatë drejtimit të tij, vlen të përmendet fakti se, sa parimor dhe reformist u tregua në luftën kundër korrupsionit. E nisi në sektorin e drejtësisë, ku kishte shkeljet më të mëdha, duke larguar nga puna me dhjetëra të korruptuar, këta të akuzuar për abuzime, apo për ryshfete. Ai vlerësonte ndershmërinë e gjykatësit, apo prokurorit, si pasqyrën më të gjallë në punë e tij të përditshme dhe jetën e thjeshtë, si një nëpunës.
Kështu, ai bëri thirrje që në radhët e sistemit të drejtësisë të emëroheshin gjithnjë njerëz të ndershëm, profesionistë dhe me horizont. Në mbarimin e mandatit të parë dhe fillimin e atij të dytë, u ndesh me korrupsionin e dhëndrit të tij italian, Kupelinjo – asokohe, drejtor i sektorit politik për marrëdhënien me jashtë. Çështja filloi të mbajë erë dhe u pasqyrua në disa gazeta arabe, emri dhe figura e guvernatorit të lakohej në shtypin e kohës. Pashko Vasa, pa nënvlerësuar në asnjë rast shkrimet kritike të gazetarëve, kontaktoi me gazetarët dhe u bind për çfarë shkruhej… Me gjakftohtësi, ai vendosi largimin nga puna të dhëndrit, duke e detyruar që të shkojë përsëri në Itali, së bashku me vajzën e tij, Rozën dhe dy mbesat. “Nuk lejoj të më nxihet fytyra, por dhe zemra para popullit libanez të Bejrutit, për të cilët jam betuar se do t’u shërbej me ndershmëri” – ishin fjalët e patriotit shqiptar, Pashko Vasës.