Në 18 komuna të Kosovës sot votohet për herë të dytë pasi në raundin e parë nuk arriti të zgjidhej kryetari.

Për këtë ka reaguar, shefi i EULEX-it, Giovanni Barbano. Ky i fundit ka thënë se EULEX është në terren duke monitoruar situatën e sigurisë.

Nga Barbano është theksuar se kjo po bëhet në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, si dhe me KFOR’in.

‘’Ndërsa Kosova po zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash, patrullat mobile të Njësive të Policisë së Formuar dhe të Policisë së Formuar Rezervë të EULEX janë në terren, duke monitoruar situatën e sigurisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR, në mënyrë që çdo qytetar me të drejtë vote të mund ta ushtrojë lirshëm dhe paqësisht të drejtën e tij për të votuar’’, është thënë nga Barbano.

sqShqip