Kujdes, o ju ca “intelektualë” shqiptarë
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Ju kisha bërë kërkesë publike ca të ashtuquajturëve “intelektualë” shqiptarë e sidomos atyre që punojnë në proçesin edukativo-arsimor që të kenë kujdes në postimet dhe komentet e tyre ,sepse na e gjymtuan gjuhën. Nga 36 shkronja që ka alfabeti i gjuhës sonë, gjysma prej tyre po na zhduken nga këta të ashtuquajtur “intelektualë”.
Cilët njerëz që flasin gjuhën shqipe i shkruajnë fjalët me kaq gabime; urime kujshi inshalla met mira; kalofshi mirë në inishte; selam po te shoçi? Verifikojini komentet e këtyre të ashtuqajturëve “intelektualë”, nëse nuk më besoni. Udhëroni që t`i lexoni dhe do të shikoni të vërtetën.
Nëse këta do i lejojmë që në të ardhmën të na i mësojnë brezat e rinj me këtë gjuhë të bastarduar, kanë për të na mallkuar edhe të gjithë të parët tanë për shkak të mosruajtjes e kultivimit të gjuhës së shkruar drejtë dhe pa gabime, sepse për këtë gjuhë kanë flijuar jetën shumë atdhetarë. Ky është turpi i turpit!..
Ky reagim nug vlenë vetëm për disa intetelektual që punojnë në institucione arsimore, por vlenë edhe për shumë të tjerë që punojnë edhe në institucione tjera. Vlenë edhe për njerëz të politikës.
Vlenë edhe për kryetar kumunash, deputetë, ministra, zv. Ministra, drejtora dhe… që me të vërtetë shumë prej tyre nuk di se si e lejojnë veten si në institucione ku punojnë, në media, në tubime të ndryshme etje të flasin një gjuhë të bastardhuar që nuk e meriton të flitet dhe shkruhet gjuha jonë shqipe.
Mua më duket se ështe tepruar me dukuri të tilla ndaj nuk duhet të heshtim e mos t`u themi: NDALONI! Ndaloni. Mos e deformoni gjuhën tonë të shenjtë shqipe! Duhet patjetër të merren masa dhe të ashtuquajturit “intelektualë” të lënë profesionet e tyre, sepse do na mallkojë populli.
Do të na mallkojë Zoti. Unë mendoj se këta të padëshiruar që po na e sakatosin gjuhën tonë amtare shqipe, duhet të largohen nga të gjitha institucionet, në veçanti nga të gjitha institucionet shkollore. Jeni ndërgjegjja negative e njerëzve që na bëni përshtypje të keqe.
Kujdes ju të ashtquajtuarit “indelektualë”! Ata, urgjentisht së bashku me përfaqësuesen humbëse të ndeshjeve të futbollit siç janë rregullat, të ikin nga stadiumet pas humbjeve dhe të kthehen në shtëpitë e tyre. Të njëjtën gjë duhet të bëni edhe ju, ca “intelektualë”.
Të ktheheni në shtëpi. Juve duhet t`ju ndalohet për një kohë të caktuar që mos të futeni në institucionet arsimore dhe t`ju ndërpritet të ushtroni profesionin tuaj të mësuesisë, derisa atë ta merrni si profesion të shenjtë e jo si diçka të rastit. Një gjë të tillë duhet ta bëjnë institucionet përkatëse së bashku me prindërit e nxënësve dhe sa më shpejt t`u largojnë, o shkarravitës të gjuhës sonë të dashur e të bukur.
Ndoshta pas një kohe do të na mallkojnë edhe neve brezat që nuk kemi ndërhyrë për ta ndërprerë këtë dukuri të shëmtuar para syve tanë. Për një gjë të tillë duhet të reagojmë dhe t`u themi sakatosësve të gjuhës, se mjaft ju duruam dhe nuk do ju durojmë më. Përgatitni valixhet dhe largohuni nga institucionet arsimore se nuk e keni vendin aty.
Ju jeni varrgërryes të një gjuhe e cila me shekuj është ruajtur duke u përgjakur, për të mos i humbur rrënjët e saj thellë e më thellë në trojet tona. Ajo është ujitur me gjak e djersë dhe askush nuk mund të shkelë mbi të me shkarravina nëpër postime, komente…
Në ditët e sotme askush nuk ka të drejtë ta deformojë gjuhën shqipe, sidomos gjuhën e shkruar, as edhe me një germë, sepse në të ardhmen gjuha do të bëhet e palexueshme duke lënë përshtypje mjaft negative mes shqiptarëve të rinj.