May 9, 2024
Kolumna

UT-ja është institucioni që karshi erërave të forta ec përpara

Faton Murseli
Si doktorant (student i ciklit të tretë) në Universitetin e Tetovës, me bindje e me fakte mund të them që UT-ja është institucioni i lartë akademik që karshi erërave të forta ec përpara vit pas viti. Turp është të flitet ndryshe, shumë turp, kur flitet ndryshe vetëm dezinformohet me prapavi të keqe. Madje po të doni bëjmë edhe krahasime konkrete sepse i kam parë nga afër shumë universitete tjera. Studimet e mia në UT janë më të vlefshmet, më të frytshmet me staf akademik prej të cilëve mësuam e mësojmë çdo ditë. Prandaj lereni të qetë UT-në, sepse UT nuk është individ por është frymë e dijes së mbarë kombit tonë. Rruga e UT- së është tashmë e pandalur.