Vogëlushi 12-vjeçar, Sadik Mici, u përball me një sfidë të madhe shëndetësore, pasi u diagnostikua me sindromën e rrallë dhe të rrezikshme Stevens-Johnson. Reaksioni i tij i rëndë alergjik ndaj një medikamenti e bëri të domosdoshëm trajtimin jashtë vendit, ndërsa familja nuk kishte mundësi financiare për ta përballuar. Më 17 tetor 2025, Fondacioni Firdeus publikoi një apel për të mbledhur ndihma për shërimin e vogëlushit përmes një faqeje GoFundMe.
Falë solidaritetit të shqiptarëve, vetëm 24 orë më vonë, më 18 tetor 2025, Sadiku u nis drejt Italisë me një avion spitalor për trajtim të specializuar. Momenti i mbërritjes në Rinas u prit me emocione të mëdha, duke sjellë lot gëzimi dhe shpresë për familjen dhe gjithë ata që kishin kontribuar për shërimin e tij. Pas trajtimit të suksesshëm, më 7 nëntor 2025, Sadiku u rikthye i shëruar tek familja dhe shokët e tij, duke sjellë lumturi dhe emocion të madh.
Kthimi i Sadikut u festua si një fitore për jetën dhe shpresën, duke kulmuar episodin e fundit të programit “Për Shqiptarët”, e mbyllur me shumë jetë rëmijësh të shpëtuar dhe shtëpi për jetimët duke kulmuar me ardhjen e Sadikut në studio fitimtarë dhe i shëruar!

