Ramazani 2021

Qetësia e mendjes jep shumë shanse që të hulumtohet përtej vetvetes

Profesor Qufli Osmani, thotë në shkrimin e tij: “T’i japësh mundësi të dytë tjetrit më nuk ngjan si rishikimi i një filmi të njëtë, ku skenarin dhe fundin e të cilit tashmë ne e dimë! Po t’i japesh mundësi vetes e të tjerëve, t’i përkushtohesh leximit vetdisiplinimit,…ashtu si po na jep Ramazani për të satën herē!”

Në rrugët e jetës gjithnjë do të kemi shanse për të përmirësuar dhe edukuar veten, për të njohur të vertetat jetësore, për të cilat dyshojmë ose i injorojmë, për ta njohur së pari vetveten si qenie unike pastaj forcën apsolute që ka krijuar gjithçka. Por pa dije është e natyrshme që njeriu të mos perceptojë shumë gjëra, për dijen të cilen e kemi në dispozicion, si librat, profetët dijetarët, por edhe dijen brenda nesh, persiatjen për botën që na rrethon, për unin tonë kaq kompleks dhe për çdo gjë tjetër rreth nesh.

Ajri, drita, pushimi, gëzimi, ndjesia, qielli pa fund, ligjet e natyrës që gjithmonë janë të pagabueshme.

Pyesni veten: nga erdhën këto, kush i krijoi? Dhe pyetja më themelore pse jemi këtu, në këtë moment?

Një nga këto mundësi ideale për të prekur muret e qetësisë së vetvetes është edhe muaji i Ramazanit. Një qetësi për të besuar në fuqinë e të madhit Zot.

Ky muaj pra përveç benifiteve tjera për shëndetit na jep edhe mundësinë për ta qetësuar mendjen tonë, që vjen nga lutja dhe meditimi. Qetësia mendjes të jep shumë shanse, që të hulumtohet përtej vetvetes.

Profesor Qufli Osmani, thotë në shhkrimin e tij : “T’i japësh mundësi të dytë tjetrit më nuk ngjan si rishikimi i një filmi të njëtë, ku skenarin dhe fundin e të cilit tashmë ne e dimë! Po t’i japesh mundesi vetes e të tjerëve, t’i përkushtohesh leximit vetdisiplinimit,…ashtu si po na jep Ramazani për të satën herē!”