Gruaja e Agim Ramadanit publikon hartimin e fundit të “Katanës” në 58 vjetorin e lindjes së tij
Në 58 vjetorin e lindjes, Shukrije Ramadani, bashkëshortja e heroit Agim Ramadani e ka publikuar hartimin e tij të fundit nga shkolla e mesme.
“Sot është ditëlindja jote e 58,Gimi jem,apo e 22 si hero i atdheut!Në gjurmim kujtimesh nga ato pak dokumente e foto të rinisë që kanë shpëtuar nga dora barbare kam gjetur hartimin e fundit nga shkolla e mesme,ku profesoresha Shejnaze Elezi të noton me 5 plus. Sot do ta ndajë me ju miq të nderuar,me ju që çmoni Agimin dhe vlerat e lirisë!”, ka shkruar ajo.
Agim Ramadani i njohur si “Katana” u vra më 11 prill 1999 në Junik në vendin e quajtur “Rrasa e Zogut”.