Maqedoni

Dy parti duan të dalin nga Qeveria, Kovaçevski qetëson: Kemi shumicë stabile!

“Dinjiteti” dhe “DOM” shqyrtojnë pjesëmarrjen në qeveri

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se koalicioni qeveritar është stabil dhe ka 65 deputetë, njofton KlanM.

Ai këto komente I bëri pas paralajmërimeve të disa partnerëve më të vegjël të qeverisë se do të largohen nga koalicioni qeveritar nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre.

“Normalisht se në kuadër të koalicionit ka parti politike me qëndrime të caktuara që ideologjikisht dhe operacionalisht dallojnë nga partitë tjera politike, por në kahjet kryesore politike të koialicionit qeveritar, të gjithë kanë qëndrim të njëjtë”, thotë kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Dje nga partia “Dinjiteti” që drejtohet nga Stojanço Angelovi, sic percjell KlanM, paralajmëruan se do ta rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në shumicën qeveritare për shkak të refuzimit të deputetëve të LSDM që të mbështesin ndryshimet në ligjin për të ashtuquajturit “branitella”.

Paraprakisht, sic percjell KlanM, edhe partia DOM kishte vërejtje rreth propozimit për vendosjen e një njësie zgjedhore, kurse vërejtje për disa ligje kanë edhe nga VMRO – Partia Popullore.