May 11, 2024
Maqedoni

Ekipet e shpëtimit gjejnë një veturë në Lepenc

Ekipet e shpëtimit kanë gjetur një veturë në lumin Lepenc, përcjell TV21. Për momentin po bëhet tërheqja e së njëjtës, ndërkaq pritet edhe konfirmimi i autoriteteve nëse bëhet fjalë për veturën “BMW” me targa të Kosovës, e cila dje pasdite ra në lumë, ndërsa në veturë ishin 3 persona. Vetura është gjetur 300 metra në largësi nga vendi i aksidenti të djeshëm.