April 29, 2024
Maqedoni

Shkëndija kampione, me spektakël e përfundon sezonin! (VIDEO)

14 maj 2023 – Shkëndija e Haraçinës e fitoi titullin kampion në Ligën komunale futbollistike të Gazi Babës, pas një sezoni të shkëlqyer të zhvilluar, shkruan Open-TV.

Haraçinasit me spektakël e përfunduan sezonin futbollistik, pa asnjë humbeje dhe barazim.

Gëzimi në Hasanbeg ishte i madh për këtë arritje, kjo për shkak se titulli kampion i mundëson balotazhin për ngjitje në një rang më të lart garash.

Në ndeshjen e xhiros së fundit, Shkëndija regjistroi fitore të thellë, duke e mundur me shifrat 4:1 Inxhikovo-n.

Golat i shënuan: Artan Azemi, Shkëlqim Ajdari, Jasir Beqiri dhe Ismail Abdullahu. Pas përfundimit të ndeshjes, zyrtari i LFK Gazi Babë, Shirilov së bashku me kryetarin e komunës së Haracinës, Ridvan Ibraimi ia dorëzuan trofeun e kampionit kapitenit të Shkëndijës, Senad Saliut.

Më pas shpërtheu festa në stadiumin e Fortunës në Hasanbeg, duke brohoritur: Shkëndija kampione….!

Shkëndija pas disa ditësh do të mësoj kundështarin e ardhshëm për ndeshjen e balotazhit, dhe ku fituesi do të promovohet në Ligën e Tretë-grupi Veri. (Open-TV)