Kryeparlamentari Dimal Basha, ka dhënë një deklaratë lidhur me rastin e Astrit Deharit, e në këtë deklaratë ka krahasuar regjimin e ish Millosheviqit me kohën e pasluftës në Kosovë.

“Një njeri shembullor, një aktivist i pashoq që na tregon se duhet të vazhdojmë rrugën e tij, kundër padrejtësisë që bëhet në këtë vend.

Duhet ta kuptoni që edhe në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist ka saju aktakuza kur i kanë majtë njerëzit në burg.

Astrit Deharin e kanë mbajtë në burg 67 ditë, pa aktakuzë pa kurgjo. Kjo është një prej akteve më të rënda në Kosovën e pas luftës. Pra, ju e dini që lufta, beteja më e madhe e popullit tonë është bërë për liri dhe drejtësi.

Nuk e ka pritë kurrkush që na me e vuajt ma keq se që kanë vuajt shqiptarët në regjimin e Millosheviqit”, ka thënë ai./21Media

sqShqip