BDI pyet VLEN-in se ku mbeti premtimi i madh, siç shtojnë ata propagandues 10.000€ për secilin qytetar të vendit, Pas një viti e gjysmë qeverisjeje, në prag të zgjedhjeve lokale, qytetarët nuk kanë parë asnjë cent nga ky zotim i bujshëm, shtojnë nga BDI.

“Në vend të rezultateve, çdo ditë shohim dëshmi përçarjesh të brendshme dhe akuza të ndërsjella për korrupsion mes drejtuesve të këtij koalicioni. Kjo tregon se premtimet nuk u bënë për qytetarët, por për interesa të ngushta politike dhe personale.

Bilanci i mashtrimeve të VLEN:
• Premtuan 2.500 punësime, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan 10.000€ për çdo qytetar, qytetarët përfunduan me zero.
• Premtuan Akademi të Shkencave shqiptare, e sollën Dodikun.
• Premtuan bankë shqiptare, e sollën bankën serbe.
• Premtuan ndryshime kushtetuese dhe integrim europian, e sollën botën serbe.
• Premtuan programe kombëtare, e sollën MTEL-in serb.

VLEN-i është një mashtrim i madh politik që po i kushton shqiptarëve shtrenjtë: nga të qenurit krenarë, ballëlartë dhe në krye të shtetit, në të nënçmuar, të përbuzur dhe të përjashtuar.

" "

Qytetarët meritojnë përfaqësim të denjë, të ndershëm dhe rezultate konkrete, jo mashtrime, manipulime, skandale dhe korrupsion”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

sqShqip