“Gërnaqi” nga Gjilani i shkruan Valon Sylës
Lulzim Behxheti
Letër qëllimisht e vonume për ty, o Valon A. Syla.
O Valon, me qellim s’tkom shkru ma heret, se nuk e ke meritu me tu pergjegj ma heret, thash bonu njihere bajat e tek masanej e lexon sha po du me t’thon.
Une jom njoni prej gerrnaqave qe ti na thu qashtu. Jom i Gilanit, edhe po t’shkruj Gillanqe, se p’e shoh se ndryshe s’je kah mer vesh.
O Valon, bab’ e babgjysh m’ka msu mos me ofendu njerez, sidomos kur s’i njeh. Veq ata t’kqit bon. Po du me t’kallxu se fmijt e tane s’jan pasardhes analfabetash, se shum mund kemi bo o Valon n’gyrbet.
Mule me i rit fmijt, mule vet mu shkollu n’mosh t’pjekun, mule gjemt e qiken mi shkollu, mule mi mar nja 7 patenta per prodhim t’shpijave, mule mi mar do mirnjohje neper Evrope, mule me ju pergjegj ni kallaballek mediave neper dynja, mule me mar pjes neper turli seminari e me ju fol evropianve pse kto 7 patentat tona jin r’mira, mule me prezantu shpijat tona neper panaire nderkombtare…shum e shum shka qeter. E krejt qeto nji gru e gerrnaqit si mbretnesh i ka mri , se ajo i ka msu fmijt qysh duhet me mri n’jete e me dasht vatanin.
E si ma s’lezetshmi o Valon, kur i erdh dita qe qyky gerrnaq me qel Vjosa Foundation qe pe njeh krejt Bota, prej ftesave t’shumta neper do organizata t’mdhaja Botnore. E dij qe se din sha o ky fondacion, osht ni dishka qe truni jot s’ka kapacitet me pranu. Bile o Valon, edhe fabrikat e shpijave i prunem qetu, n’Prishtin, ngat teje. Po edhe kjo badihava se hunden e gjon e kishe e po ta kufizojke t’pamunit. E tybe ja nisen qeta gerrnaqt mi bo nja 200 shpija qaty n’Mramor, e do qera n’Strezovc…as kto ski mundsi mi pa se jon nalt n’kodra e ti je i vogel, shum i vogel per me mujt mi pa.
Kejt qeto qe ti permena o Valon Syla i kan bo njo dy gjem t’rij qe jon lind (Genci) e rrit (Blerimi) n’Helsinki, e tybe me shum krenari ju spjegojn evropianve pse logo e firmes ton osht me shqiponje tonen.
As qeto ti se din o Valon, se morali yt osht i ult me pa ksi sene, prej mares medemek.
O Valon quni, gjemt e mi jon shum shum t’vegjel, me pa ti sha jon qer gerrnaq qe kan mri neper Dynja, jet pa qato pak men qe i kishe.
Ngo, o vazil i smokave t’Beogradit, ngo mir sha po t’thom:
ti rri shlir e mos u tut e as mos u gerdit kur ta kshyrsh veten n’pasqyre. Dhomt jom tu i ndreq te ni dost i jemi i fminijes n’Gillan. Thash a me shku n’Dubrovnik hem ni pushim me bo hem mi ndreq dhomt se ish oferte all inclusive. Amo o Valon, vendosa mi ndreq n’Gillan edhepse ma shtrejt, amo i besojsha bre ktij doktor dostit tem ma shum se atina n’Dubrovnik, ollus qe u shmallsha me dokin. Vodkat si kom per qefi se dyqysh veq emni m’gerdit se ma kujton Rusijen (per dallim nga ti me smokat e Beogradit).
Valon, thojn sha mjell edhe korr. Po m’vjen gjynah per ty o Valon, se prindt e tu ma mir me pas lexu naj liber qat nat, se s’kishe dal ti n’ket bote qesi ternakopi. Amo qat gabim t’prindve tu, mos e perserit ti lum Valoni, se tybe rond e ka Kosova me ni debill si ti e lene mo mu shtu. Mos na bon qet t’keqe, a u bo?