Sot bëhen pesë vite nga arrestimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit.
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, kanë thënë se ata u përballën me padrejtësi, karshi të cilës theksojnë se nuk do të dorëzohen.
“Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK.
Më pesë nëntor të vitit 2020 Hashim Thaçi dha dorëheqje nga post ii Presidentit të Kosovës, pas nga Dhomat e Specializuara iu konfirmua aktakuza atij dhe tre ish-bashkëluftëtarëve të tij.
Në të njëjtën ditë me 5 nëntor 2020 ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri të ditur se do të udhëtonte në Hagë pas konfirmimit të aktakuzës.
Kurse, një ditë më herët më 4 nëntor 2020 Jakup Krasniqi u nis në qendrën e paraburgimit në Hagë. Në të njëjtën ditë edhe Rexhep Selimi njoftoi se kishte marrë konfirmimin për aktakuzën dhe ishte nisur drejt Hagës./21Media

