Sipas informacioneve më të fundit, të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu mbrëmjen e sotme në një shtëpi për të moshuar në Tuzla të Bosnjës. Po ashtu, pesë persona janë pranuar në Qendrën Klinike Universitare të Tuzlës, ndërsa numri i të plagosurve po rritet nga minuta në minutë.
Gazetarët e “Avaz” ndodhen në vendngjarje, ku zjarri tashmë është vënë nën kontroll. Aktualisht po përcaktohet numri i saktë i viktimave dhe shkaku i shpërthimit të zjarrit. Një numër i madh ekipesh emergjente, zjarrfikësish dhe pjesëtarësh të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantoni të Tuzlës ndodhen në terren.

